Partia Demokratike deklaroi se kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, nuk ka ndërmend të mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës.
Zëdhënësja Laura Vorpsi tha se Rama hoqi dorë nga premtimi i bërë për ngritjen e një Ministrie të veçante për emigrantet.
“Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë e me shumë se Edi Rama s’ka ndërmend të mbaje asnjë premtim që u dha qytetareve para 23 qershorit. Mes shumë premtimeve prej te cilave ka hequr dorë është dhe ngritja e një ministrie te veçante për emigracionin”, deklaroi zëdhënësja e PD.
“Por, jo vetëm kaq. Edi Rama gënjeu publikisht, duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë te tille. Edi Rama mashtroi në këtë mënyre rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptar, duke faktuar se për te interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo t’u shërbeje qytetareve”, shtoi Vorpsi.
“Edi Rama u tha mediave se e kane ngatërruar me partine e Çamëve! Partia Demokratike i bën sot publikisht një pyetje zotit Rama. A keni deklaruar ju zoti Rama, për gazetat shqiptare të Athinës, citoj: “Kemi premtuar ngritjen e një Ministrie të veçantë për Emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”. Më e pakta qe mund te bëni sot, zoti Rama, është t’u kërkoni ndjese emigranteve shqiptare për talljen dhe fyerjen publike qe ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër. T’u kërkoni ndjese mediave qe u fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptarët, po e kuptojnë çdo ditë se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do te kenë nje gënjeshtar qe si interes te vetem ka ate personal!”, përfundonte deklarata e Partisë Demokratike.
Top Channel