Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një tjetër minator humbi jetën në mbrëmje në Bulqizë, teksa punonte në një zonë të paligjshme të minierës.
Burime policore thanë se minatori 30-vjeçar Shahin Peti, nga Fushë-Bulqiza, humbi jetën në zonën D të minierës, ku u gjet i mbuluar nga masive me krom.
Autoritetet thanë se po hetojnë rreth shkaqeve të ngjarjes, që çoi në humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve të mitur.
Ndërsa dje, në të njëjtën minierë, ndodhi një tjetër aksident, ku mbeti i plagosur një minator në zonën qendrore të minierës së Bulqizës, që administrohet nga kompania ACR.
I plagosuri i djeshëm ishte 49-vjeçari Mustafa Kola, që po punonte në nivelin 15 të posit nr 1.
Miniera e Bulqizës, prej shumë vitesh tashmë, është kthyer në një objekt lajmesh të përhershme mbi humbjet e jetës së minatorëve, për shkak të mungesës së kushteve të punës dhe të investimeve për modernizimin e saj.
Top Channel