Një 17-vjeçare, e cila u shoqërua në spital nga e ëma e saj me dhembje të forta në stomak zbuloi papritmas se ishte në fundin e shtatzanisë së saj dhe se po lindte në ato momente.
Historia e pabesueshme, e ndodhur në Britaninë e Madhe, u raportua të enjten nga “Daily Mail”.
17-vjeçarja Jodie Smith, një balerinë në shkollën e saj, dëshmoi për gazetën se nuk kishte pasur asnjë shenjë tipike të shtatzanisë, si ndërprerje të menstruacioneve, të vjella apo shtim në oreks, ndërsa shtimi i peshës kishte qenë aq i pakët sa nuk e kishte bërë të renë të dyshonte.
Djali i porsalindur, foto nga “Daily Mail”
Jo vetëm kaq, por nëna adoleshente nuk kishte ndierë ose nuk kishte kuptuar, shkelmimet brenda barkut të fëmijës së saj, djalit të quajtur Arthur, i cili gëzon shëndet të plotë pasi lindi i shëndoshë tre kilogramë.
Babai, nena dhe gjyshja, me djalin tashme 1-muajsh
Një surprizë e vërtetë, kjo lindje, jo vetëm për nënën, por edhe për gjyshen 47-vjeçare dhe mbi të gjitha, për babain 19-vjeçar, Dany Yeoman, i cili nuk kishte asnjë ide që ishte duke u bërë baba, deri kur i ra telefoni për t’i thënë se fëmija i tij kishte ardhur në jetë.
Top Channel