Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad u shpreh i sigurt për fitoren ndaj kryengritesve që po luftojnë për rrëzimin e tij. Në një fjalim drejtuar ushtrisë, të transmetuar në televizion ai tha: “Nëse ne në Siri nuk jemi të sigurt për fitoren, nuk do të kishim vullnetin për të qëndruar dhe as për të këmbëngulur përballë një agresioni që zgjat prej më shumë se dy vjetësh”.
Deklarata e tij vjen pasi ushtria rimori nën kontroll qytetin e Homsit, të hënën. Një muaj më parë, trupat nisën ofensivën kundër kryengritesve në kete qytet, por edhe në zonën lindore te Damaskut dhe në perendim të qytetit më të madh verior, Aleppo.
“Kam shumë besim tek aftësitë tuaja për të përmbushur misionin kombëtar që u është ngarkuar. Ju keni dëshmuar një kurajo të rrallë në luftën kundër terrorizmit dhe keni befasuar të gjithë botën me qendresën tuaj, në një prej luftrave më brutale dhe me mizore të historisë moderne”, theksoi Presidenti i Sirisë.
Homsi ka qenë qendra gjatë kryengritjes kundër presidentit Bashar Al-Assad, gjatë të cilës, sipas Kombeve te Bashkuara, kanë humbur jeten 100 mije persona.
Të mërkuren, Siria vendosi të lejojë hetuesit e OKB-se te vizitohen tre zonat, ku thuhet se jane përdorur armët kimike. Në mes të qershorit, Agjensite Amerikane të Shërbimeve Sekrete thanë se trupat pro-qeveritare përdoren armë kimike, përfshire edhe gazin sarin, duke shkaktuar 100-150 viktima.
Në fillim të korrikut, nga ana tjetër, rusët thanë se kanë grumbulluar fakte për te treguar se “edhe kryengritesit kane perdorur gazin sarin ne Kan al-Asal”.
Top Channel