Siria ka rënë dakord të lejojë hetuesit e OKB-së për të vizituar 3 vende, ku akuzohet se janë përdorur armë kimike, bën të ditur vet Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Inspektorët do të shkojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhej në një deklaratë të zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon.
Ata priten të hetojnë 3 vendndodhje, ku dyshohet se janë përdorur armë kimike, përfshi një në Khan al-Assal, jashtë Aleppo-s.
Rreth 27 persona u vranë në ato sulme, ku akuzohet se janë përdorur armë kimike, në qytetin verior, në fillim të këtij viti.
Khan al-Assal ishte epiqendra e akuzave të muajit mars, në lidhje me përdorimin e armëve kimike, teksa të dy palët e konfliktit fajësonin njëri-tjetrin për sulmet.
Në mars, rrethina ishte nën kontrollin e forcave qeveritare, por u pushtua nga rebelët më 22 korrik.
Edhe pse OKB nuk i ka identifikuar dy vendet e tjera për hetime, ato besohet të jenë pranë Homsit dhe Damaskut.
Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon kishte kërkuar askse të gjerë në Siri për të hetuar të gjitha akuzat e përdorimit të armëve kimike, që prej fillimit të konfliktit 28-mujorsh. Gjithsesi, qeveria siriane kishte insistuar deri tani që hetimi i OKB të limitohej vetëm në Khan al-Assal.
Top Channel