
Për të dytin vit radhazi Bashkia e Korçës ka sjellë Festivalin e Ushqimit si një mundësi për të gjithë qytetarët dhe turistët që duan të shijojnë ushqimet e ndryshme të qytetit pa shpenzuar shumë.
12 piceri por edhe restorante të ndryshme i janë hashkuar këtë vit festivalit duke ofruar menytë e tyre me një shumë simbolike.
Ashtu si edhe shumë festa të tjera të qytetit që tashmë janë shndëruar në një traditë, edhe Festivali i Ushqimit është një prej festave verore që synon të shndërohet në një pjesë të pandashme të muajve të nxehtë.
Sezoni turistik veror në Korçë kulmon me Festën e Birrës, e cila zgjat për 5 netë duke sjellë edhe turistë nga gjithë Shqipëria.
Pak ditë më parë, mbrëmja e së djelës mblodhi në qendër të parkut “Rinia” të Korçës me qindra qytetarë, vizitorë e turistë në Festën e Lakrorit, i konsideruar si një prej gatimeve më të veçanta korçare.
Top Channel