Një grua, së bashku me vajzën e saj të vogel, prej tre vitesh denonconte e sërisht tërhiqej nga kallzimet, duke e falur të shoqin.

Më 30 Korrik, Rovena u bind se durimi ndaj dhunës nuk ishte zgjidhja. Prokurori Zeqir Hodo i tregoi gjykates se jo shumë larg qendrës së Tiranës, në Kombinat, gruaja ishte qëlluar barbarisht me mjete të forta në trup nga i shoqi, ishte kapur për fyti si një tentativë për ta mbytur, e sikur të mos mjaftonte kjo, ishte rrahur edhe nga kunati i saj.

Sipas Prokurorisë mjafojnë këto të dhëna që të dy burrat vëllezer me njëri-tjetrin me inicialet E.C dhe A.C të qëndrojnë në burg pa afat  për akuzën e dhunës në familje.

Prokurori pohoi se në rast se dy burrat lirohen mund të ndodhë një krim aq më tepër që të dy ata janë kapur në flagrancë nga policia duke tentuar të ushtronin sërisht dhunë menjëhere pasi prindërit e saj kishin mbërritur për të mesuar se çpo ndodhte.

Avokati mbrojtes i të dy vëllezërve i tha gjykatës se ngjarja nuk është kjo pasi gruaja kishte provokuar sherr dhe se kjo ishte thjesht një debat mes çiftit dhe asgje tjetër.

Madje, për t’i lehtesuar para gjykates, avokati tha se bashkëshorti, kur mësoi se gruaja kishte njoftuar sërisht policine për çfare ndodhte në familjen e saj, ai i kishte hapur derën me qetësi duke i thënë “meqë njoftove policinë, dil nga kjo portë, s’ke më punë këtu”.

Pas disa krimeve ne familje, prokuroria, por edhe policia kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre ndaj çfare do sinjalizimi që vjen për dhunë në familje, në një kohë që Kodi Penal me ndryshimet e fundit parashikon dënime të forta nga minimumi 20 vjet në maksimumi burg të përjetshëm për këdo që i merr jetën një pjesetari te familjes ose një ish-bashkëjetuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA