Pas disa rastesh të rikthimit tronditës të maskave në rrugët kombëtare në muajin korrik, një tjetër ngjarje e tillë u regjistrua pasditen e së enjtes në Bulqizë.

Dy grabitës të armatosur ndaluan një kamionçinë në rrugën Ura e Çereneçit-Ostren dhe duke kërcënuar drejtuesin e automjetit me armë, i vodhën atij shumën e tre milionë lekëve të vjetra me të cilat po udhëtonte.

Megjithatë, reagimi i shpejtë i policisë, këtë herë çoi në arrestimin brenda pak kohe të një prej autorëve të grabitjes.

Policia, e cila nuk bën të ditur për momentin identitetin e të arrestuarit për arsye hetimi, informoi se është identifikuar edhe autori i dytë i kësaj grabitje, i cili është shpallur në kërkim.

Në korrik, katër anëtarë të një familje u plagosën nga tre grabitës të armatosur në dalje të qytetit të Pukës, pasi nuk pranuan të ndalonin në pritë, vetëm një ditë pasi një familje kosovare ishte grabitur në Rrugën e Kombit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA