Bulqizë, aksident në minierë, plagoset 49-vjeçari

01/08/2013 17:05

Një minator 49-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, ndërsa ishte duke punuar në një minierë kromi në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë, minatori Mustafa Përleka u godit nga vagonët e trenit, ndërsa ndodhej në nivelin e 15 të një galerie.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai është dërguar në Tiranë për t’iu nënshtruar një trajtimi më të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA