Leo Osmëni, 18 vjeç një nga autorët e dyshuar të vrasjes së trefishtë në
qytetin e Vlorës doli para Gjykatës për masën e arrestit. Ai u la në
burg ndërsa para gjykatës mësohet se 18-vjeçari ka pranuar autorësinë e
krimit.

Ai deshmoi se eshte thirrur mesditen e se dieles, rreth ores 14.30 nga motra e tij ne telefon, e cila i eshte ankuar se po ngacmohej nga disa te rinj nga Fieri, te cilet i kekronin adresen e facebook-ut teksa bente plazh se bashku me vajzen e xhaxhait te tyre. “Jam nisur,- ka deklaruar Osmëni,- me makine dhe me vete kisha vetem nje kacavide”.

Nderkohe qe shkonte ne drejtim te plazhit Osmani ka telefonuar shokun e tij 24 vjeç edhe ky nga Vlora. Pasi ka mbërritur ne plazh 18-vjeçari Osmëni, ka shkuar e drejtim te çadres se te rinjve fierakë dhe është zënë me njërin prej tyre dhe e ka goditur në ballë me kaçavidë, e me tej sherri eshte ndezur ne grup. “Pas ketij veprimi,- ka pranuar Osmëni,- i thashe shokut tim te nxirrte armen tip kallashnikov qe kishte sjelle me cante dhe me tej ndodhi ngjarja, ku bresheria e kallashnikovit mori jeten e tre personave”.

Me pas ata jane larguar nga vendgjarja, Osmëni ka marre motrën dhe kusheriren e pare duke ju drejtuar shtepise, nderkohe bashkeautori tjeter i krimit, eshte larguar ne drejtim te bregut drejt Himares me tjeter automjet ende i pakapur, ai ka flakur disa kilometra nga vendgjarja armen e krimit, dhe nga ai moment nuk eshte ndalur nga policia, pavaresisht se eshte i identifikuar.

Te dy autoret jane me precedentë penalë. Leo Osmëni, eshte akuzuar dy here per mbajte dhe shitje narkotikesh, e momentin qe ka ndodhur ngjarja ka qene ne liri me kusht. Policia vijon kerkimet per autorin e vrasjes qe mendohet se eshte fshehur ne zonen ne kufi me Greqine. Gjykata la me detyrim paraqitje dy pronaret e resortit ku ndodhi krimi qe u arrestuan per moskallëzim krimi.

Top Channel