Rritet ekonomia amerikane

31/07/2013 00:00

Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara raportoi se ekonomia amerikane raportoi një rritje prej 1.7 për qind në 3-mujorin e dytë të këtij viti.

Të dhënat tregojnë një shifër më të lartë nga pritshmëritë e analistëve ekonomikë dhe 0.6 pikë më lart nga rritja e 3-mujorit të parë të këtij viti.

Ulja e rritjes ekonomike pritej gjërësisht nga analistët, kjo kryesisht prej shkurtimeve të shpenzimeve federale pas një marrëveshjeje të arritur në mars mes demokratëve dhe republikanëve, që i reduktonte këto shpenzime në 85 miliard dollarë dhe pasigurisë që buronte nga ekonomia globale, kryesisht nga vendet e Eurozonës.

Departamenti i Tregtisë tha se shpenzimet u ulën me 1.5 për qind nga prilli në qershor, shumë më pak se në 3-mujorin e parë të 2013-s, ku këto shkurtime prekën 8.4 për qind të buxhetit.

Në raportin e autoriteteve amerikane janë rishikuar edhe të dhënat mbi efektet që pati recesioni. Sipas tyre, ekonomia amerikane u tkurr me 4.3 për qind nga dhjetori i 2007 deri në qershor të 2009-ës, aq sa zgjati recesioni, ndryshe nga përllogaritjet fillestare që flisnin për një rënie prej 4.7 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB