Përgjimet, protesta në Gjermani

31/07/2013 00:00

Një anëtar i parlamentit gjerman u plagos lehtë gjatë protestave në
Hamburg kundër rolit të supozuar të Berlinit në skandalin e përgjimeve
të agjencisë amerikane të sigurisë kombëtare.

Burkhard Muller-Sonksen ishte duke folur ne nje tubim, kur turma filloi ta vërshëllente e me pas, nje burre u ngjit ne podium, i mori mikrofonin dhe e shtyu ligjvenesin duke e perplasur ne toke.

Tubimet ne Hamburg ishte pjese e nje vale protestash te mbajtura ne qytete te ndryshme te vendit, si Frankfurti, Mynihu, Berlini dhe Karlsruhe, ne te cilat me qindra vendas te egersuar kerkojne pergjigje mbi pretendimet se Gjermania ka qene partnere e NSA-se ne programin e pergjimeve Prism.

Aktivistët për mbrojtjen e privatësisë shpresojnë që zemërimi i qytetarëve të shtohet. Në një letër të hapur kundërshtarët e përgjimeve pa shkak, kanë formuluar 12 kërkesa për qeverinë gjermane dhe BE-në.

Ndër të tjera, ajo duhet të shprehet dhe të veprojë “kundër çdo forme pergjimi te tepruar dhe pa arsye”, të sanksionojë në ligj të drejtën për sferën private dhe vetëpërcaktimin informues si dhe të kujdeset që masa te tilla ti marrin edhe shtete te tjera. vec kesaj, kerkohet dhe mbrojtja e informatorëve si Snoëden apo Bradley Manning. Letrën e kanë firmosur gjithsej 7.900 vetë. Pjesemarresit ne tubime kane bindjen se vala e protestasve kundër përgjimeve pa shkak do të rritet edhe më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB