Kolegji pranon pjesërisht kërkesën e PD

31/07/2013 00:00

Kolegji Zgjedhor pranoi pjesërisht kërkesën e fundit ankimore për këto
zgjedhje, atë për qarkun Lezhë. Partia Demokratike kishte kërkuar
rinumërimin e votave në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku, por
Gjykata pranoi të rinumërojë vetëm 10 qendra që nuk kishin tabela
origjinale të rezultateve.

Procesi i rinumerimit te qarkut te Lezhes eshte kryer njehere ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, por gjykata e cilesoi ate te paligjshem per shkak te mungeses se kuorumit. Te njejten procedure do te duhet ta kryeje vete tani, ku nuk ka as kuriozitet per rezultatin.

Nga 39 vota qe kane bere ndarjen e mandatit te fundit te qarkut te Lezhes, qe eshte i Partise Demokratike, pas rinumerimit rezultati pritet te thellohet ne 390 vota.  Ky eshte efekti i vetem nga rinumerimi i votave ne gjykate, pervec atij te voneses se shpalljes se rezultatit perfundimtar. Prane Kolegjit jane ngritur kater grupe te numerimit te votave per 10 kuti, proces qe pritet te perfundoje po sot.

Rinumerimi i jep fund ankimimeve dhe hap afatin ligjor treditor per KQZ- ne per te pregatitur aktin e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve dhe shperndarjen e mandateve qe do i shkojne per miratim kolegjit. Pas KQZ, gjykata ka  5 dite te tjera afat per miratim , duke bere qe  afati maksimal i perfundimit te zgjedhjeve te jete data 10 gusht, me shume se 6 jave nga perfundimi i tyre.

Top Channel