Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Pas temperaturave rekord në disa pjesë të vendit, autoritetet kineze
kanë deklaruar për të parën herë gadishmerine e nivelit të dytë në rang
kombëtar.
Të pakten 10 vete kane humbur jeten nga vapa ne Shangai ne nje kohe kur qyteti nuk kishte pare korrik me te nxehte ne 140 vjet. Prej 24 ditesh, termometri atje nuk ka shenuar me pak se 35 grade celsius, ndersa temperatura me e larte ka qene 40,6 grade.
Paralajmerimi kombetar per vapen mbulon 9 provinca kryesore. I nxehti pervelues ka prekur me se shumti zonat Veriore dhe Lindore te Kines, perfshire edhe kryeqytetin Pekin. Pishinat dhe parqet ujore kane terhequr turma te medha njerezish keto dite, sidomos ai i Wuhanit ne provincen Hubei.
BBC citon madje edhe raportin e nje gazetari te Shangai TV, i cili pretendon se kane arritur te pjekin nje berxolle derri ne nje pllake mermeri ne diell per vetem 10 minuta, praktike kjo qe ka fituar me sa duket mjaft popullaritet, te pakten kete tregojne fotot online ku shihen njerezit duke pjekur jashte shtepise peshk apo proshute. Autoritetet e shendetesise i kane kerkuar banoreve te shmangin me te munden daljen ne rruge ne oret e pikut, e te marrin masat e nevojshme mbrojtese kunder vapes.
Top Channel