James Comey konfirmohet në krye të FBI-së

31/07/2013 03:25

Senati amerikan ka dhënë “dritën jeshile” për kandidaturën e James Comey, të propozuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për rolin e kreut të ri të FBI-së.

Comey, një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, gjatë presidencës së
George W. Bush, është zgjedhur nga Obama për të pasuar Robert Mueller,
njeriun që udhëhoqi FBI-në për 12 vjet dhe që kishte mbi supe menaxhimin
e situatës pas 11 shtatorit 2001.

SHBA, makina drejt azilit, plagosen fëmijë
Kansas City, asnjëri prej fëmijëve nuk është në rrezik për jetën

Një automjet tip Suv, pasi ka rrëshqitur, është përplasur në Kansas City me një azil, duke bërë që të bjerë pjesërisht njëri prej mureve të ndërtesës.

Bilanci flet për 3 fëmijë dhe 1 të rritur të lënduar seriozisht, por asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën, bëjnë të ditur burime lokale.

Tunizi, funerali i 8 ushtarakëve të vrarë
Me mijëra njerëz kujtojnë masakrën e grupeve militante të Al Qaeda-s

Mijëra persona kanë nderuar në Tunis, 8 ushtarët e vrarë në malin Chaambi, nga një grup terrorist islamik. Njerëzit ishin grumbulluar në grupe të vogla përpara pallatit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Kasba, dhe shumë prej tyre mbanin edhe qirinj të ndezur në duar, veç flamujve kombëtar. Në manifestim kanë marrë pjesë të rinj e të reja, si dhe shumë gra, të cilët nuk kanë arritur të mbajnë dot lotët.

Pakistan, sulm ndaj autokolonës sanitare
Ishin duke vaksinuar kundër poliomelitit, vritet ushtari i eskortës

Një komando i armatosur ka sulmuar një ekip sanitar të impenjuar në një fushatë vaksinimi kundër poliomelitit, në provincën qendrore pakistaneze të Baluchistan-it, duke vrarë agjentin që duhej t’i ruante me eskortë. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet lokale.

Aslam Shah, përgjegjës i policisë, ka thënë se sulmi ndodhi në Pashin, lokalitet me shumicë “pashtun”, në Baluchistan. Fushata anti-poliomelit është pezulluar përkohësisht nga autoritetet lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA