Elbasan, festa e Shën Marenës

31/07/2013 00:00

Çdo fund korriku në komunen Gjinar të rrethit të Elbasanit besimtarët
ortodoksë mblidhen për të kremtuar festën e shenjtores Shën Marena.

Kulti i shenjtores qe u sakrifikua per besimin e saj kujtohet me nje feste qe ne Elbasan mbahet ne malin e Gjinarit. Per priftin e kesaj zone, por edhe per banoret kjo eshte nje mundesi e mire per te festuar te gjithe se bashku, por edhe per t’u ngjitur ne mal dhe per te sfiduar temperaturat e larta te veres.

Edhe banoret tregojne historine e kesaj feste, qe pas viteve 90, ata cdo vit mblidhen ketu duke ndezur qirinj ne nder te shenjtores Shen Marena, por edhe duke festuar se bashku.

Ndersa per kryetarin e komunes se Gjinarit Kristaq Shqau, kjo feste eshte nje mundesi e mire per te promovuar turizmin e kesaj zone. Ai shprehet se kjo komune duhet te beje ende shume pune per te rritur numrin e vizitoreve.

Komuna e Gjinarit ne rrethin e Elbasanit ndodhet 1800 m mbi nivelin e detit. Ajo eshte nje zone turistike qe mbrohet nga shteti, por shume pak eshte bere per promovimin e saj.

Gjinari njihet si mushkeria e Elbasanit, e ndodhur mes ajrit te paster dhe pishave te lashta, ajo mbart edhe nje sere monumentesh te lashta kulturore, kryesisht objekte kulti. Edhe atyre ndertesave karakteristike te turizmit dimeror te ndertuara para viteve 90 tashme u ka mbetur vetem skeleti, ndersa ndertimet e reja flasim vetem per kaos. Edhe pse vetem 23 km larg qytetit te Elbasanit, kjo zone e mrekullise natyrore eshte pothuajse e panjohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA