Berisha: Qeveria e re klienteliste

31/07/2013 00:00

Shpallja e emrave të Qeverise së re Rama dhe mbledhja e qeverise në
largim Berisha, u kryen menjëherë pas njëra-tjetrës, çka i dha mundësinë
Kryeministrit në detyrë Sali Berisha të bëjë komentet e para rreth
përbërjes së Qeverise së ardhshme.

Zoti Berisha ironizoi per paaftesi disa ministrave te ardhshem, si dhe vuri ne dukje lidhjet sipas tij klienteliste apo familjare te Kryeministrit te ardhshem Edi Rama me anetare te kabinetit. Per zotin Berisha  kjo dhe perfshirja e disa grave ne kabinet ishin dy risite me te medha te kabinetit Rama.

“Asgjë të re nga fronti i perëndimit- thotë Erih Maria Remark. Asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Asgjë e re, të themi atë që është, përveç faktit që prania e disa zonjave më shumë përbën një hap qartësisht pozitiv. Kjo nuk mund të mohohet. Për të tjerat, shih e shkruaj”, tha Berisha.

Duke komentuar idene e Kryeministrit te ardhshem Edi Rama per kontraktimin e nje kompanie nderkombëtare, e cila do te kontrolloje financat publike, zoti Berisha tha se tek kjo iniciative nuk fshihet vetem mungesa e koncepteve shteterore te Edi Rames, por, sipas tij fshihen edhe qellime klienteliste.

“Ka një muaj që çirret, si duket ka fiksuar ndonjë kompani për të ndarë paratë me të, për kompani ndërkombëtare auditi, ndërkohë që FMN është kryeauditi botëror. Për çdo qeveri, për çdo vend të lirë dhe të dhënat e tij janë të dhëna ndërkombëtarësisht më të besueshme. Financat shqiptare janë financat më transparente. Çdo qindarkë që hyn në buxhetin e këtij vendi kalon nëpërmjet sistemit bankar dhe është lehtësisht e kontrollueshme dhe e publikuar. Çdo qindarkë që shpenzohet, shpenzohet nëpërmjet thesarit të cilin mund ta lexojë cdo qytetar shqiptar online. Sa është borxhi, me përgjegjes absolute ia thotë Bakna e Shqipërisë dhe ministria e Financave që nuk kanë as edhe një qindarkë kundërshti në vlerësimin e borxhit nga njëra-tjetra”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha ndertimi i nje qeverie me 21 anetare kabineti nuk eshte rruga e duhur per uljen e shpenzimeve publike dhe as praktike qe ndiqet nga vendet e zhvilluara te Bashkimit Europian.

“Ndërtimi i një qeveri më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania se të gjitha vendet e tjera të BE është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Pavarësisht se disa lakej dhe servile duan t’u mbushin mendjen se ministrat socialistë hanë më pak dhe do kushtojë më pak Qeveria, por kjo është e kundërta. Problemi është se mbi shpatullat te taksapaguesve shqiptarë do të rëndëojë qeveria më e madhe. Aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka një qeveri më të madhe se qeveria aktuale që u shpall sot nga Kryeministri i ardhshëm. Uroj që të mos ndjekë rrugën e tij edhe në drejtime të tjera, siç e filloi me qeverinë”, tha Berisha.

Top Channel