Qeveria tuniziane e udhëhequr nga islamikët nuk do të dorëhiqet, pavarësisht kërkesave të opozitës, bëri të ditur kryeministri i vendit. Ali Larayedh tha se do të përmbushë mandatin e tij dhe do të mbajë zgjedhjet në dhjetor.
Ai iu përgjigj irritimit të opozitës pas vdekjeve të dy liderëve politikanë, nga të dyshuar militantë islamik, përfshi dhe vrasjen e një parlamentari ditën e enjte.
Duke qenë se kriza politike vazhdon, zyrtarët thanë se të paktën 8 ushtarë janë vrarë nga njerëz të armatosur pranë kufirit me Algjerinë.
Ka pasur raportime se disa ushtarëve u është prerë fyti, në atë që mund të mendohet si një nga sulmet më të këqija ndaj ushtrisë në dekadat e fundit.
Sulmi ndodhi në zonën e largët Mount Chaambi, ku trupat ushtarakë kanë qenë duke kërkuar për fshehjen e militantëve të lidhur me al-Qaeda-n.
Televizioni tunizian pezulloi programin e saj normal, ndërsa presidenti Moncef Marzouki deklaroi 3 ditë zi për ushtarët. Të tjera përplasje ka pasur në Sidi Bouzid, aty ku trazirat – që rrëzuan administratën e kaluar në 2011-n – nisën.
Partia sektare Ettakatol ka bërë thirrje për koalicionin, të udhëhequr nga partia islamike Ennahda, të japë dorëheqjen, për shkak të tensioneve që u shkaktuan pas vrasjes së Mohamed Brahmi, lider i partisë së vogël të krahut të majtë, Lëvizja Popullore.
“Kemi bërë thirrje për shpërbërjen e qeverisë në favor të një qeverie bashkimi, që mund të përfaqësojë formën më të gjerë të konsensusit”, tha Lobni Jribi, lider i Ettakatol, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Në shkurt, vrasja e një tjetër figure premtuese sektare, Chokri Belaid, shkaktoi protesta masive dhe detyroi ish-kryeministrin Hamadi Jebali të dorëhiqej.
Top Channel