Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Pesimist ne vleresimet e tij, kryetari i Komisionit të Pavarur
Ndërkombëtar të Hetimeve në Siri deklaroi se vendi i shkatërruar nga
lufta është në “rënie të lirë”. Paulo Pinheiro i tha Asamblesë së
Përgjithshme të OKB se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë “me
vendosmëri” për t’i dhënë fund luftës civile.
Pinheiro dhe dy kolegë të tij kanë hetuar abuzimet e të drejtave të njeriut që nga gushti i vitit 2011. Edhe pse regjimi i Bashar al Assadit nuk e ka lejuar hyrjen e ekipit të Kombeve te Bashkuara ne Siri, ata kane mundur te intervistojne shume prej njerezve te larguar drejt vendeve fqinje.
Zyrtari i larte kritikoi mosveprimin e shteteve anëtare të OKB-së, duke thënë se konflikti sirian është kthyer ne nje “kronikë te mundësive të humbura” dhe nuk do të vetezgjidhet në mënyrë paqësore.
Top Channel