Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Të paktën 10 persona janë vrarë në një seri shpërthimesh në Kano, qyteti më i madh në veriun musliman të Nigerisë, njoftojnë zyrtarë të policisë.
Dëshmitarë thanë se shpërthimet tronditi edhe një rajon fqinj kristian, i cili është sulmuar më parë nga militantët e grupit islamik, Boko Haram.
Policia bëri të ditur gjithashtu se një numër i konsiderueshëm njerëzish mbetën të plagosur nga shpërthimet, që ndodhën në orët e vona të së hënës. Shpërthimet në një stacion autobusi në mars vranë më shumë se 20 persona në Kano.
“Kemi pasur disa shpërthime në Sabon Gari këtë mbrëmje”, tha komisioneri i policisë së shtetit në Kano, Musa Daura. “Mund të konfirmoj 6 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur”.
Dëshmitarët thanë se seria e shpërthimeve preku gjithashtu edhe distriktin e mbipopulluar me kristianë, rreth orës 21:30. Njëri prej tyre tha për Associated Press se një shpërthim erdhi nga një Mercedes-Benz i parkuar pranë një kioske, që shiste alkool dhe pije të lehta.
“Pas shpërthimit të bombës së parë, u hodha në kanal për t’u fshehur. Më pas pati edhe 3 shpërthime të tjera”, tha Kolade Ade.
Top Channel