Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Turistëve në Ao Phrao të Tajlandës iu trazua qetësia pasi uji i plazhit të bukur e të qetë u mbulua nga nafta e derdhur këtë fundjavë.
5000 litra naftë bruto ka përfunduar atje sipas autoriteteve, pasojë e çarjes së një tubacioni të PTT Global Chemical, prodhuesi më i madh petrokimik i vendit. Në total, niveli i rrjedhjes në oqean është shumë më i madh dhe llogaritet në 50 000 litra.
Për shkak të bukurisë së plazheve të tij dhe afërsisë me Bankokun, ishulli i Koh Sametit, ku ndodhet dhe Phrao, është një nga destinacionet më të preferuara nga pushuesit vendas e të huaj. Aktivitetet turistike atje janë të përqendruara më së shumti tek oqeani dhe përfshijnë skitë në ujë, lundrimin apo edhe zhytjet.
Nuk dihet sesa do ta cënojë rrjedhja e naftës turizmin lokal, por dëmi deri tani raportohet vetëm në një plazh, në një kohë kur ishulli ka 14 të tillë.
300 punëtorë të PTT Global Chemical janë dërguar për pastrimin e zonës, por kompania nuk jep ndonjë afat kohor se kur mund të përfundojë puna e tyre.
Top Channel