Libri i preferuar në Guantanamo

30/07/2013 00:00

Libri “50 Hijet e Greit” është i preferuari i të burgosurve në famëkeqin Guantanamo të Kubës. Kongresmeni Jim Moran doli në këtë përfundim pasi vizitoi Kampin 7, vendi me sigurinë më të lartë të burgut.

Përfaqësuesi i demokratëve të Virxhinias tha se libri i britanikes E. L. James ia kalon në kërkesa edhe Kuranit.

“50 Hijet e Greit është libri më i kërkuar nga të burgosurit. Ata kanë lexuar në anglisht të tre vëllimet”, tha Moran për ‘Huffington Post’.

“50 Hijet e Greit” është një roman erotik i vitit 2011 që tregon marrëdhënien e një studenteje (Anastasia Steele) dhe një biznesmeni të pasur (Christian Grey). Libri fitoi famë falë skenave erotike eksplicite dhe ka shitur 70 milionë kopje në të gjithë botën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta