Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Në një pallat sporti të mbushur me njerëz ka nisur ceremonia mortore e
38 viktimave të tragjedisë së autobusit të ndodhur në aksin rrugor
Bari-Napoli, në Itali.
I pranishëm në këtë ceremoni është kryeministri Enrico Letta dhe autoritete të tjera të shtetit italian, bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve.
Dikush mes njerëzve që vajtojnë ka vendosur fotografinë e ditës së dasmës mbi arkivol, ndërsa dikush tjetër shallin e Napolit, pasi familjari i ndjerë ishte tifoz i klubit.

Ndërkohë, prokurori i Avelinos, lokaliteti ku ndodhi incidenti, ka deklaruar se janë tre segmentet hetimore që po ndiqen për të zbuluar shkakun dhe përgjegjësinë e incidentit të autobusit që ra në greminë: verifikimi nëse shoferi kishte konsumuar pije alkoolike; nëse automjeti ishte efikas; dhe nëse gjendja e rrugës ishte sipas normës.
“Këta tre elementë mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ka persona që janë futur në listën e të hetuarve, por për emra dhe numra nuk mund të flasim për arsye hetimore”, ka deklaruar prokurori Rosario Cantelmo.
Përsa i përket kohëzgjatjes së hetimit, zyrtari ka shtuar se grupi hetimor do të japë një përgjigje brenda afateve të arsyeshme.
Top Channel