Shumë prej nesh kanë një metabolizëm të avashtë. Kjo e bën tepër të vështirë për të humbur në peshë, si dhe tepër të lehtë për të shtuar në peshë.
Një metabolizëm i avashtë mund të bëjë që ju të lodheni shumë shpejt, kështu që ju nuk do të mund të shijoni gjithçka që jeta iu ofron.
Gjithsesi, ka një lajm të mirë. Me shumë lehtësi, ju mund t’i jepni një nxitje naturale metabolizmit, por vetëm nëse dini se si…
Poshtë do të gjeni 7 mënyra për të rritur metabolizmin tuaj:
1. Ushtrime intensive herët në mëngjes
Një shpërthim i shkurtër i ushtrimeve intensive, sapo zgjoheni në mëngjes, mund të bëjë mrekullira për metabolizmin tuaj. Doktor Oz ka mbështetur këtë metodë shpejtimi të metabolizmit. Pjesa më e mirë është se, ju keni nevojë vetëm për rreth 5 minuta ushtrime intensive, për të shijuar përfitimet gjatë gjithë ditës. Ushtrimet që mund të bëni janë shumë të thjeshta. Si shembuj mund të përmenden vrapimi në vend, të ngrihesh duke kërcyer, ose hedhje në litar. Sigurisht, nëse do të kishit një pajisje me shkallë, apo një makinë vrapimi, do të ishte edhe më mirë. Thjesht bëni që zemra t’iu rrahë për 5 minuta dhe qetësohuni më pas për 2 minuta.
2. Hani më shumë ushqime pikante
Ushqimet pikante si mishi me erëza, piperi i kuq apo i zi, majdanozi dhe shafrani indian ndihmojnë të gjitha trupin tuaj për të përshpejtuar metabolizmin. Ka shumë ushqime pikante “të nxehta”, që ju nuk i mendoni si të nxehta por ato reagojnë në trup si të tilla. Për shembull kanella, xhenxhefili, arrëmyshku indonezian etj. Përpiquni t’i shtoni këto erëza në supat tuaja, gjërat e skuqura, tavat me gjellëra dhe në pjata të tjera. Një lloj përzierje mishi e perimesh të gatuara sipas stilit indian me një salcë pikante mund të përdoret shumë mirë nëpër sallatra si ajo kuinoa, e përdorur në zonën e Andeve. Disa njerëz pëlqejnë shijen e kanellës në kafetë që pijnë. Thjesht futeni atë në bazë (përziejeni në ushqim), përpara se ta ofroni për ngrënie.
3. Pini sa më shumë ujë
Uji është diçka magjike në këtë aspekt. Pirja e sasive të mëdha të ujit çon në një rritje të jashtëzakonshme të metabolizmit, sepse procesi metabolik kërkon ujë për t’u kryer. Do të ishte akoma më mirë, nëse ju arrini të pini ujë bazik (alkalin).
4. Ruajini tiroidet të shëndetshme
Për të punuar me eficencë, tiroidet kërkojnë selenium, zink, bakër dhe iod. Gjithsesi, dieta amerikane është shumë e varfër në lidhje me këto minerale tepër të rëndësishme. Për të siguruar më shumë prej tyre, hani sa më shumë ushqime deti dhe arra.
5. Mos e neglizhoni kurrë mëngjesin
Për fat të keq, në këtë botë të shpejtë ku ne jetojmë, shumë prej nesh kanë një tendencë për të lënë mëngjesin pa ngrënë, ose marrin ndonjë ushqim tepër të varfër në vlera, gjatë rrugës apo në dorë. Kjo është një nga gjërat më të këqija, që mund të bëni për metabolizmin tuaj. Gjithmonë hani një mëngjes të shëndetshëm. Këtu mund të përfshihen proteina të shëndetshme, si vezët e pulave të rritura në kullota, si dhe frutat e pasura me antioksidantë, si boronica apo lulështrydhet.
6. Mos hani shumë në darkë
Sërish për fat të keq, shumë prej nesh hamë më shumë në darkë, se sa në mëngjes. Gjithashtu tentojmë të hamë darkë në momentet e fundit përpara se të shkojmë të flemë. Kjo është e kundërta e asaj që duhet të bëjmë për të shpejtuar metabolizmin. Përpiquni të hani më herët dhe në sasi më të paktë gjatë darkës, si dhe mundohuni të mos hani në më pak se 3 orë para gjumit.
7. Krijoni më shumë masë muskulore
Trajnimi për peshën nuk është vetëm për sportin e “bodybuilding”. Të krijosh masë muskulore duhet të jetë pjesë e të gjitha programeve të fitnesit. Edhe nëse nuk mund të shkoni në ndonjë palestër, apo të blini një pajisje të sofistikuar, sërish mund të krijoni masë muskulore. Dy kanaçe ushqimi apo shishe uji, të mbushura, mund të shërbejnë si pesha për krahët tuaj dhe ju mund t’i përdorni ato si grupe të mëdha gome, apo vet peshën tuaj trupore, për të siguruar rezistencë ndaj këmbëve tuaja, për të krijuar masë muskulore.
Top Channel