Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Britania e Madhe duhet të bëjë më shumë për të ndaluar krimet dhe
spiunazhin online, ndryshe rrezikon të humbasë luftën kundër
kriminalitetit elektronik, kanë paralajmëruar anëtarët e Parlamentit.
Komiteti i Zgjedhur i Punëve të Brendshme deklaroi se shumica e krimeve financiare të nivelit të ulët rrezikojnë të kthehen në një “gropë të zezë” pasi nuk raportohen në polici.
Anëtarët e Parlamentit deklaruan se më shumë oficerë duhet të trajnohen për kriminalitetin dixhital dhe që ekspertët e fushës të jenë imunë nga shkurtimet administrative.
Edhe Ministria e Brendshme deklaroi se autoritetet duhet të ecin me hapin e kriminelëve. Duke publikuar raportin e parë mbi këtë çështje, komiteti deklaroi se kriminaliteti elektronik ka forma të ndryshme, nuk njeh kufij kombëtarë dhe mund të kryhet kudo dhe kurdo.
Komiteti bëri gjithashtu thirrje për ngritjen e një grupi të specializuar të spiunazhit elektronik, në mënyrë që t’u përgjigjet sulmeve, shumica e të cilëve dyshohet se mbështeten nga qeveritë e huaja, pasi janë shumë të sofistikuar.
Krimet në këtë fushë variojnë nga sulmet ndaj rrjeteve kompjuterike dhe përdorimi i viruseve për të vjedhur të dhëna deri tek përdorimi i hapësirave elektronike për të lehtësuar një seri krimesh si: mashtrim, sabotazh, trafik droge dhe qëniesh njerëzore.
Top Channel