Në vijim të hetimeve për masakrën e ndodhur në një plazh në qytetin e
Vlorës, policia njoftoi të martën  arrestimin e dy personave, pronarë të
plazhit të quajtur ‘Kalaja’ me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Te arrestuarit jane shtetasit Saimir Hiqmet Qamo, vjeç 25, dhe Servet Hajredin Qamo, vjeç 54, të dy banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse  kishin detyrimin ligjor për të kallëzuar krimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime.

Nderkohe 24 ore pas krimit te rende, Policia e Vlorës mundi të identifikojë dy personat qe moren pjese ne vrasjen e tre pushuesve. Nje prej tyre eshte arrestuar, ai eshte shtetasi Leo Osmani, 18 vjeç i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin e kryerjes së krimit.

Ky fakt, konfirmohet nga arma e krimit, e gjetur ne afersi te vendit te vrasjes, ku gjurmet e gishterinjeve nuk përkonin me të 18-vjeçarit, ndaj policia ka ngritur dyshimin se vrasja u krye nga shoku i tij, bazuar kjo edhe nga deshmite e marra ne komisariatin e vlores. Nga ana e saj, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me repartin RENEA dhe FNSH e Fierit janë duke vijuar punën për arrestimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi qytetin bregdetar.

Si pasojë e të shtënave me armë, kanë humbur jetën shtetasit Sokol Isufaj, 34 vjeç, Diana Ademi, 53 vjeç dhe Serdi Bajlozi 17 vjeç. Te treja viktimat ishin rastesore dhe pa lidhje me konfliktin.

Top Channel