Bradley Manning, ushtari amerikan i akuzuar për nxjerrjen e dokumenteve sekrete dhe vënien e tyre në dispozicion të Wikileaks, u shpall fajtor në 20 nga 22 akuzat e ngritura kundër tij.
Ky ishte vendimi i gjykatës ushtarake në Shtetet e Bashkuara që mes të tjerash e gjeti fajtor atë për akuzën e spiunazhit, ndërsa shpalli pafajësinë e tij për akuzën e “dhënies së ndihmës për armikun”.
Kjo akuzë ishte më e rënda që ngarkohej ndaj 25-vjeçarit dhe nëse shpallej fajtor rrezikonte dënimin me burgim të përjetshëm.
Ish-analisti i inteligjencës u arrestua në Irak në maj të 2010-ës. Ai kaloi disa javë në një qeli në kampin amerikan të Arifjanit në Kuvajt, për t’u zhvendosur më pas në SHBA ku nisi përballjen me drejtësinë ushtarake mbi skandalin e Wikileaks.
Manning dyshohet se ka qenë “spiuni” i Wikileaks nga ku rrodhën qindra-mijëra dokumente dhe letërkëmbime sekrete të diplomacisë amerikane.
Dokumentet përfshinin 470 mijë raportime nga betejet në Irak dhe Afganistan dhe 250 mijë kabllograme me Departamentit të Shtetit dhe ambasadave amerikane nëpër botë.
Publikimi i këtyre të fundit dëmtoi imazhin e diplomacisë amerikane nëpër botë dhe u bënë shkak për tensionimin apo ftohejn e marrëdhënieve mes Uashingtonit me shumë vende të tjera. Ai do të dënohet me 136 vjet burg.
Top Channel