Video/ Rast i rëndë në Vlorë, qytetarja sulmohet në mes të ditës: E bëri fqinji i prindërve, më parë kanë dhunuar babanë
Një grindje banale në familje për pak ka përfunduar në një tragjedi.
Mëngjesin e të hënës, një 32-vjeçar nga Kruja ka plagosur me thikë
vëllanë dhe babanë e tij, pas një zënke të çastit.
Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se 32-vjeçari Mirgen Emini është arrestuar në flagrancë, pak minuta pas ngjarjes, nën akuzën e plagosjes me dashje.
Sipas të njëjtave burime ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në banesën e familjes Emini, në lagjen Kovaçe të Krujës. “Përgjatë një konflikti Mirgen Emini ka qëlluar me thikë vëllain (të cilit i ka shkaktuar plagë në kokë) dhe babanë e tij”, bëri të ditur zyrtarisht policia.
Mësohet se konflikti brenda familjes ka nisur për motive banale dhe të çastit, ndërkohë që babai 55-vjeçar i kërkonte djalit të tij të shkonte në punë dhe ky i fundit kundërshtonte. Në debat është përfshirë edhe djali më i vogël, 24 vjeç, i cili është goditur me thikë në kokë nga vëllai i tij i madh, ndërsa babai i djemve ka marrë plagë në duar.
Fatmirësisht dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Top Channel