
Bisedimet izraelito-palestineze te paqes,të bllokuara që prej 2010-s,
rinisin sot në ëashington pas muaj të tërë ecejakesh diplomatike te
Sekretarit Amerikan te Shtetit, John Kerry.
Njoftimi per mbajtjen e nje takimi te negociatoreve te te dyja paleve erdhi vetem pak ore pasi qeveria izraelite miratoi lirimin e me shume se 100 te burgosurve palestineze, nje pjese e te cileve jane përfshirë në sulme vdekjeprurëse terroriste dhe jane derguara prapa hekurave qe perpara nenshkrimit te marreveshjes se Oslos ne 1993-shin.
Ne ëashington, Izraelin do ta perfaqesoje ministrja e Drejtësisë Tzipi Livni, ndersa ne emer te palestinezeve do te flase kryenegociatori Saeb Erakat. Kerry eshte optimist per mbarevajtjen e bisedimeve, nisur dhe nga fakti qe lideret palestinezë dhe izraelitë treguan vullnet për të marrë vendime të vështira, por të nevojshme ne menyre qe te arrihej në këtë pikë.
Lirimi i i te burgosurve eshte pritur me polemika ne Izrael, aq sa Kryeministri Benjamin Netanyahu u detyrua ta pranonte se kishte qene nje vendim shume i veshtire per te dhe kabinetin, por sidomos per familjet e viktimave.
Por vendimet e veshtira jane te nevojshme per paqen, u shpreh ai. Netaniahu e vuri theksin tek fakti qe negociatat janë të rëndësishme për shtetin hebre që të mbyllet konflikti me palestinezët, vecanerisht ne atmosferën e kërcënimeve qe mberrijne nga lufta civile në Siri dhe programi bërthamor i Iranit. Lirimi i të burgosurve ndeshi në kundërshtim të fortë në Kabinet dhe vota përfundimtare ishte 13 me 7, me dy abstenime.
Top Channel