Kanë, grabitje bizhuterish 40 mln euro

28/07/2013 18:45

Një person i armatosur ka grabitur bizhuteri me vlerë rreth 40 milionë euro në Kanë të Francës.

Sipas zyrtarëve vendas, episodi ndodhi gjatë një prezantimi stolish të çmuara në hotelin Carlton, i ndodhur në një prej zonave më prestigjioze e të frekuentuara të qytetit, shëtitoren Croisette ( Kruazet).

Kjo konsiderohet si një prej grabitjeve më të mëdha të këtij lloji, në Kanën e famshme për festivalin e saj të përvitshëm ndërkombëtar të filmit.

Festivali dhe bukuria e rivierës franceze e bëjnë qytetin, sinonim të pasanikëve dhe shkëlqimit, dhe ai tërheq vërtet njerëzit më të pasur të botës me jahtet e tyre luksoze, veshjet e shtrenjta, bizhuteritë dhe makinat sportive.

Çdo vit, gati 2 milionë turistë vijnë këtu, për të shijuar një pjesë të shkëlqimit prej hollivudi të Kanës. Hoteli Carlton është vendi, ku Alfred Hitchcock xhiroi, në vitin 1955, filmin “Të kapësh një hajdut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA