Spanjë, ngrihen akuzat ndaj makinistit

27/07/2013 00:00

Makinisti i trenit që u aksidentua tre ditë më parë në Santiago de Compostela do do të përballet me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Akuza e ngritur kundër tij u njoftua nga vetë Ministri i Brendshëm spanjoll i cili tha se ndaj makinistit Jose Garzon Amo rëndon akuza e “vrasjes së shumëfishtë shkaktuar nga pakujdesia”.

Procesi gjyqësor ndaj makanistit pritet të nisë së shpejti. Ai ishte në drejtimin e trenit që i mori jetën 78 personava në momentin e përplasjes.

Sipas autoriteteve treni po udhëtone me dyfishin e shpejtësisë së lejuar në atë sektor të hekurudhës.

Vetë Jose Garzon Amo, që mbeti i plagosur lehtë nga përplasja, gjatë hapjes së kutisë së zezë citohet të thotë: “E dreqosa! Dua të vdes!”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA