SHBA, pengmarrësi vret 6 persona

27/07/2013 16:00

Një person i armatosur që mbante peng disa persona në një godinë në afërsi të Majemit, në Shtetet e Bashkuara, ka vrarë gjashtë prej tyre para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Mediat amerikane raportojnë se personi në fjalë ishte mbyllur në bllokun e apartamenteve në lokalitetin Hialeh, në veri të Majemit, që prej ditës së premte.

Forcat speciale të policisë bastisën ndërtesën në orët e para të së shtunës pas një negociate që zgjati disa orë, bëjnë të ditur burimet.

Pesë nga viktimat u gjetën brenda kompleksit ndërsa një person tjetër në mes të rrugës mbrapa godinës, pasi kishte tentuar të arratisej.

Burimet mediatike shtojnë më tej se policia po heton për të zbardhur motivet e këtij krimi dhe identitetin e vrasësit dhe viktimave të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA