Festivali i krenarisë së Koresë së Veriut

27/07/2013 00:00

Pak muaj më parë, lideri i ri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kërcënonte gjithë botën me një luftë të madhe bërthamore, sot mediave botërore u dërgohet ftesa për të qenë të pranishëm në “Arirang Festival”.

Festivali është një përkujtimore e ndarjes, një miksim arti, numrash artistikë, cirku dhe paradash ushtarake që vënë në pah “zhvillimin e pamatë të vendit komunist nën udhëheqjen e liderit të dashur dhe gjithë dinastisë Jong”.

Në shkallët e kompleksit sportiv ku organizohet për disa ditë super-festivali qendrojnë veteranët e luftës ndër vite, në tapetin e performimeve brezat e rinj, “ata që do mbrojnë atdheun nga imperializmi amerikan”.

Dita e fundit e festivalit iu kushtua fitores, një përkujtim i luftës Veri-Jug, që mori fund më 27 korrik të 1953-it, pas nënshkrimit të një armëpushimi që ndau gadishullin në dy shtete, që edhe sot, pavarësisht se bashkimin në një shtet të vetëm e kanë në kushtetutat respektive, ndodhen në gjendje lufte.

Festivali ishte rasti më i mirë për mediat ndërkombëtare për të nxjerrë prej Penianit pamje filmike. Vendi i hermetizuar mediatikisht, rrallë lejon grupe xhirimi në territorin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB