Këshilli Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në OKB deklaron se personat
me aftësi të kufizuara në Shqipëri janë të diskriminuar, pasi u mohohen
të drejtat e tyre ekonomike nga institucionet përgjegjëse, të
parashikuara në Konventën e OKB-së për të drejtat e kësaj kategorie
miratuar nga Qeveria shqiptare.

“Jemi të lumtur me konstatimin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, i cili ka pranuar pikë për pikë të gjitha pretendimet tona lidhur me cënimin shkeljen dhe mohimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Këto konstatime vijnë si një drejtësi e dhënë megjithëse vonë, mbi të gjitha ato protesta, përpjekje, mbi atë dhunë që është shtruar mbi ne, madje edhe para Kryeministrisë”, tha Sinan Tafaj, president i Aftësisë së Kufizuar.

Zoti Tafaj ka informuar te gjithe organizmat nderkombetarë, lidhur me shkeljen e te drejtave te te tyre nga Qeveria dhe institucionet në varësi të saj, por nga ana tjetër ka denoncuar gjithashtu se dhe organet e tjera të pavarura, si ato të drejtësisë, janë të varura dhe të lidhura politikisht me Qeverinë, ndërkohë që radhit shkeljet e bëra deri më tani, përfshirë mohimin e të drejtës së votës.

“Mospagesat në kohë, reduktimi i tyre, shkëputja nga indeksimi me pagën minimale, përjashtimi nga ndihma ekonomike, mohimi i përfitimeve anësore në ndryshimin që iu bë ligjit për të Verbërit dhe Paraplegjikëve, të gjitha këto e kanë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë situatën ekonomike të personave me aftësi të kufizuar. Eshtë për të ardhur keq që megjithëse ne kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kemi kundërshtuar të tëra politikat që ka bërë Ministria e Punës apo Qeveria, institucionet e pavarura, përfshirë edhe gjyqësorin kanë kundërshtuar dhe i kanë dalë në krahë politikës, qeverisë”, tha Tafaj.

Tafaj shpreson se verejtjet e ngritura me shqetesim nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB për personat me aftesi te kufizuara ne Shqiperi do te merren ne konsiderate nga Qeveria dhe Parlamneti i ri per t’i dhene ketyre personave ate qe u takon.

Top Channel