Castro, ujdi për shmangien e dënimit kapital

27/07/2013 01:00

Ariel Castro ka pranuar, gjatë së premtes, në një gjykatë të Ohio-s, një marrëveshje për fajësinë e tij, në një nga rastet e pengmarrjes më sensancionale të kohëve të fundit.

Marrëveshja, e arritur me prokurorët, do t’i lejojë atij të shmangë mundësinë për dënimin me vdekje dhe t’u kursejë viktimave të tij nga detyrimi për të dëshmuar në procesin gjyqësor.

Marrëveshja për uljen e dënimit nënkupton se ai do të dënohet me burgim të përjetshëm pa kushte, pra që nuk do t’i nënshtrohet në të ardhmen ndonjë seance për lirimin me kusht.

Gjithashtu, gjyqi me të cilin do të përballej Castro më 5 gusht nuk do të zhvillohet, ndaj dhe ai nuk do të përballet me mundësinë për t’u ndëshkruar me dënimin me vdekje. Gjykatësi Michael J. Russo ishte ai që arriti marrëveshjen me Castro-n, duke i thënë atij se do të etiketohet si manjak seksual.

Castro i është përgjigjur pozitivisht këtyre kërkesave, duke i pranuar ato. Në një moment, ai ndërhyri duke thënë se “ai ka qenë gjithashtu një viktimë në moshë të re”, për të cilën Russo u përgjigj se i akuzuari mund të bëjë çdo lloj deklarate që dëshiron gjatë seancës dëgjimore.

Russo tha se viktimat do të njoftohen për këtë seancë, të cilave iu është dhënë gjithashtu mundësia për të thënë çfarë të dëshirojnë. Russo shqyrtoi më tej akuzat, me të cilat përballet Castro, në lidhje me ato që e akuzojnë atë se ka mbajtur peng 3 gra për gati një dekadë dhe i kërkoi atij se si ishte vetëdeklaruar. Përgjigja e Castro-s ishte: “Fajtor”.

Në një tjetër moment të procesit, që zgjati më shumë se 1 orë, gjykatësit e pyetën Castro-n se sa i aftë ishte me anglishten, për të cilën Castro u përgjigj se ndihej mirë në të folur dhe të lexuar, por jo aq mirë në kuptimin e saj, për shkak se “varësia e tij ndaj pornografisë dhe problemet seksuale i kanë shkaktuar probleme në trurin e tij”.

Një avokat i 3 grave, të marra peng e të përdhunuara prej Castro-s, i tha CNN se edhe ato do të shqyrtojnë një marrëveshje juridike, pasi nuk dëshirojnë të shkojnë për deklarimin e qëndrimit të tyre në gjyqin e Castro-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA