Zvicër, rrëfimi: Kam përdhunuar 7 fëmijë

26/07/2013 04:10

Horror në Zvicër, ku një burrë i moshës 31-vjeçare, mësues kopshti, ka rrëfyer se ka përdhunuar 7 vajza të moshës nga 18 muaj deri në 6 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur nga media lokale, duke paraprirë verdiktin e një procesi gjyqësor.

Personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është në burg prej vitit 2011, pasi u arrestua për zotërim të filmimeve pedopornografike.

Katër prej viktimave ishin vajza, që i ishin besuar teksa punonte në një kopësht fëmijësh në Volketswil, jo shumë larg Zyrihut, që tashmë është mbyllur.

Mësuesi kishte rrëfyer fillimisht se kishte përdhunuar 1 vajzë të moshës 2 vjeç e gjysmë, si dhe kishte shkrepur foto e xhiruar video me të.

Gjatë procesit gjyqësor, më pas, ka rrëfyer edhe përdhunimet e tjera. Ai u ofronte dhurata e karamele të voglave, vetëm që të mos iu tregonin familjarëve të tyre “lojërat sekrete”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA