
Pas ankesës së familjarëve të të arratisurve nga burgu i Trikallas në
Greqi dhe vrasjes se tre prej tyre ka reaguar Avokati i Popullit Igli
Totozani, i cili i kërkon Ministrisë së Jashtme shqiptare, por dhe
strukturave të saj në Greqi të negociojnë për dorëzimin dhe garantimin e
jetës së tyre.
“Avokati i Popullit i bën thirrje shtetasve shqiptarë dhe autoriteteve për një zgjidhje të shpejtë të problemit, duke shmangur përdorimin e forcës që e drejta e jetës të ketë përparësi ndaj cdo lloj mase, e cila sjell pasoja fatale për humbjen e saj. Vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili padyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit t’u kthehej organeve të drejtësisë. Në të njëjtën kohë Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin grek që të luajë një rol aktiv negociues në funksion të dorëzimit të shtetasve shqiptarë”, tha Totozani.
Nga burgu i Trikallas jane arratisur 11 të denuar nga të cilet 5 shqiptarë dhe tre prej tyre kanë mbetur të vrarë nga konfrontimet me policinë greke.Po keshtu ka mbetur i vrare nje polic dhe nje shtetase greke
Top Channel