Dekreti i Presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008, nesër seanca, i pranishëm dhe kryebashkiaku Veliaj Rrethimi i një sheshi brenda një blloku banimi për ndërtim, si dhe futja
e një fadrome të ruajtur me polici private, ka revoltuar banorët e
pallateve në bulevardin ‘Zogu I’.
Ata nuk lejojne qe te behet ndërtim ne sheshin para pallatit ku deri me tani ka sherbyer per te luajtur femijet.
“Këta zotërinjtë, pa asnjë lloj dokumenti, kanë nisur brenda natës punimet. Ata duan të prishin sheshin e pushimit ku luajnë fëmijët tanë. Kemi njoftuar që në mëngjes institucionet zyrtare dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë një banor.
Ndertuesit pretendojne se kane marre leje ndertimi pasi eshte prone e tyre, por nuk tregojne asnje dokument.
“Leja është marrë. Ky është një studim francez dhe leja është dhënë sipas parametrave. Hapësira nuk është publike është prona jonë. Përfaqësuesit e firmës e kanë marrë lejen dhe e kanë cuar në bashki dhe ju dorëzohet inspektorëve. Nuk mund t’ua tregojmë cdo njeriu që na e kërkon rrugës”, thonë ndërtuesit.
Inspektore të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilët mbërritën në mesditë, thanë se janë duke verifikuar nëse ndërtimi është me leje te dhene nga Bashkia e Tiranes. Nderkohe qe kjo periudhe para dhe paszgjedhore, ka qene shume e favorshme per lulëzimin e nje sere ndertimesh pa leje ne kryeqytet, ndersa nderhyrjet e Inspektoriatit Ndertimor kane qene modeste per ta frenuar kete epidemi.
Top Channel