Autoritetet islamike në Malajzi nisën hetimet ndaj katër vajzave muslimane që morën pjesë në një konkurs bukurie të organizuar së fundmi në vend.
Pas protestave të forta të grupeve ekstremiste, katër vajzat u skualifikuan nga pjesëmarrja në konkursin e bukurisë. Njëra prej tyre, Ëafa de Korte, një vajzë muslimane tha për BBC se synimi i saj ishte pjesëmarrja në konkursin e bukurisë këtë vit për t’u shndërruar në një ambasadore e fesë së saj.
Por në vend të kësaj, ajo tashmë përballet me akuzat për “fyerje të fesë”. Rreth 60 përqind e popullsisë i përket fesë islame. Në Kushtetutën e vendit garantohet liria e besimit, ndërsa islami është feja zyrtare e shtetit.
Konkurset e bukurisë në vend janë vënë në qendër të kritikave që në vitin 1997. Pjesa më e madhe e konkurenteve në to janë të besimeve dhe etniciteteve të tjera, kryesisht kineze, ndërsa vajzat me besim muslimane përjashtohen në rastin më të mirë, e në rastin më të keq vendosen nën hetim nga autoritetet.
Analistët në vend thonë cështjet e fesë po pështjellojnë njerëzit, përsa kohë nuk ka asnjë rregull të shkruajtur qartë, por i lihet dorë e lirë Autoritetit Këshillues për Fenë, që në të shumtën e rasteve i referohet ligjit islamik.
Top Channel