Dekreti i Presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008, nesër seanca, i pranishëm dhe kryebashkiaku Veliaj Qyteti i Elbasanit edhe këtë verë vuan nga mungesa e ujit të pijshëm. Në
kohën kur temperaturat i kalojnë 35 gradë dhe domosdoshmeria per uje
behet me e madhe, rubinetat mbeten te thare gjate gjithe dites.
Ky problem haset ne disa lagje te qytetit, duke u kthyer ne shqetesim serioz per banoret. Nje nga lagjet me te medha te Elbasanit, lagja “5 maji”, vuan mungesen e ujit te pijshem gjate gjithe dites. Banoret shprehen se nje situate e tille perseritet çdo vere dhe megjithe kerkesat e tyre ne Ndermarrjen e Ujesjellesit asnjehere nuk kane gjetur nje zgjidhje.
Por e njejta situate paraqitet edhe ne lagje te tjera. Banoret e lagjeve “Vullnetari”, “Dyli Haxhire” etj cdo dite u duhet te mbushin uje dhe ta transportojne ate ne krahe deri ne banesat e tyre.
Nje pjese e banoreve qe i kane pasur mundesite ekonomike kane ndertuar puse per te siguruar ujin, ndersa pjesa tjeter do te vazhdoje te vuaje mungesen e tij derisa dikush te kujtohet per ta. Perballe kesaj situate ndermarrja e ujesjellesit ne Elbasan hesht.
Top Channel