Bashkia e Himarës, me anë të policisë bashkiake, ka ndërprerë punimet për ndërtimin e një guroreje në Përroin e Palasës, pikërisht në vendin poshtë urës.
Aty kanë nisur punimet prej gjashtë muajsh, për bërjen e një muri rrethues dhe shfrytëzimin e përroit.
Policia bashkiake e Himarës ka tentuar disa herë të ndërpresë punimet. Për këtë ndërtim ka pasur edhe debate të ashpra, deri në dhunimin fizik të kryeplakut të fshatit Palasë.
Policia bashkiake ka dërguar shkresën për ndërprerjen e punimeve, ndërsa Inspektoriati Ndërtimor ka dorëzuar gjobën për sipërmarrësit.
Para disa muajsh, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Mjedisit dhanë lejet për këtë gurore, pa marrë parasysh pushtetin vendor, dhe pa asnjë leje ndërtimi ka nisur ndërtimi.
Top Channel