Dekreti i Presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008, nesër seanca, i pranishëm dhe kryebashkiaku Veliaj Koncesioni i rafinerisë së naftës në Cërrik vishet me dyshime të forta
ligjore, pasi dokumentat zyrtarë dëshmojnë se Qeveria ka shkelur
vendimin e gjykatës.
Ne daten 8 korrik, Ministria e Ekonomise ka shpallur si fitues te koncensionit kompanine “Kurum” dhe vendimi eshte paditur ne Gjykate nga nje tjeter kompani pjesemarrese ne tender. Në datën 22 korrik, Gjykata e rrethit gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncesioni për parregullsi ligjore.
Ky është vendimi zyrtar i marrë nga gjyqtari Artur Gaxhi, i cili detyron Qeverinë që të ndalë menjëherë koncesionin deri në qartësimin e problemeve ligjore. Vetë Qeveria është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim në datën 23 korrik. Po ashtu ka edhe një njoftim përmbarimor për ndaljen e koncesionit, i cili i është komunikuar dhe është pranuar nga Ministria e Ekonomisë, në këtë datë. Por edhe pse është është vënë në dijeni zyrtarisht për vendimin, Qeveria sërish ka vazhduar procedurat duke miratuar kontratën me kompaninë “Kurum” një ditë më parë.
Në vendimin e zbardhur, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë madje, qartëson se Qeveria e ka refuzuar që në fillim gjithë procesin gjyqësor. Sipas vendimit, Ministria e Ekonomisë, ka refuzuar të nënshkruajë fletë-thirrjen e për rrjedhojë edhe paraqitjen në proces. Madje, siç shkruan gjykatësi Gaxhi, kjo ministri është përpjekur që në mënyrë abuzive të shtyjë seancën gjyqësore, sipas tij duke paraqitur pretendime të rreme.
Top Channel