Bashkia, tender për rehabilitimin e lumit të Lanës

25/07/2013 00:00

Bashkia e Tiranës hapi zyrtarisht tenderin për projektin e rehabilitimit
të lumit të Tiranës. Punimet për këtë projekt do të financohen nga
Fondi i Zhvillimit të Abu Dhabit me një vlerë prej 55 milion eurosh, si
vazhdim i punimeve per bulevardin e ri.

Sipas marreveshjes se qeverise shqiptare dhe asaj te Abu Dhabit, Bashkia e Tiranes, ne kete projekt eshte percaktuar si “autoriteti kontraktor”, qe do te beje edhe mbikqyrjen e punimeve per projektin. Kompania fituese do te jete zbatuese e studimit te firmes arkitekturore “Grimshaw Architects” dhe do te nderhyrje ne nje hapesire prej 8 km te gjate duke sistemuar shtratin e lumit dhe skarpatet anesore te tij.

Nga ajo çka behet e ditur nga Bashkia e kryeqytetit, sipas studimit te kryer per kete zone urbane te Tiranes, firma qe do te shpallet fituese do te ndertoje gjithashtu edhe disa ura pergjate lumit nderkohe, sipas studimit, ky investim pritet te kete ndikim social dhe ekonomik ne nje zone te banuar prej 14 km/2.  

Afati i fundit per dorëzimin e aplikimeve të kompanive te interesuara përfundon në datën 2 gusht. Pas shqyrtimit te ofertave, Bashkia ne nje date tjeter do te beje te ditur fituesin e tenderit per rehabilitimit te lumit te Tiranes.

Top Channel