Dekreti i Presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008, nesër seanca, i pranishëm dhe kryebashkiaku Veliaj Pas zëvendësimit të dy gjyqtarëve të trupës që po shqyrton çështjen e 21
janarit në Apel, Prokuroria kërkon largimin nga procesi edhe të
relatorit Astrit Haxhialushi.
Në seancën e radhes, pasi ishin konsumuar dy kërkesa të ngjashme nga avokati i gjeneralit Ndrea Prendi, i erdhi radha Prokurorisë të bënte të njëjtën kërkesë. Njëri nga prokurorët e çështjes, Shkëlqim Hajdari kërkoi largimin e gjyqtarit Haxhialushi nga gjykimi, me argumentin se ky gjyqtar ka marre pjese ne caktimin e dy masave te sigurise per dy demonstrues, çka prek sipas Prokurorise rregullat për një gjykim të paanshëm.
Kjo kerkese u be shkak qe Gjykata te terhiqet pa caktuar nje date gjykimi, duke qene se se pari duhet shqyrtuar kjo kerkese për largimin e relatorit. Më herët edhe dy anëtarë të mëparshëm ne gjykim, gjyqtaret Fatos Qato dhe Agron Papajani u larguan nga çështja, duke u zevendesuar me dy gjyqtare te rinj, Evgjeni Sinoimerin dhe Ervin Metallen. Por nese pranohet doreheqja nga gjykimi edhe i relatorit te çeshtjes me argumentin e gjykimit të mëparshëm të demonstruesve, atëherë Gjykata e Apelit ka mundësi të ndodhet në situatën e mungesës së gjyqtarëve për këtë dosje, pasi të gjithë gjyqtarët e saj kanë shqyrtuar masa të demonstruesve të arrestuar gjatë apo pas 21 janarit.
Në një rast të tillë, e vetmja shpresë mbetën 7 gjyqtarët e rinj të emëruar së fundmi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mes të cilëve disa prej tyre vijnë nga karriera e Shkallës së Parë, por që edhe ata kanë dhënë masa sigurie për 21 janarin, sikurse gjyqtarët Ritvan Hado, Fatmira Hajdari, Shkëlqim Mustafa dhe Agim Bendo.
E vetmja që mbetet e pakonsumuar në këtë çështje është gjyqtarja Marie Qiriazi, cka do të thotë se ka mundësi që gjykimi i tre të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume të mbetet për në vjeshtë.
Top Channel