KQZ vijon numërimin për Shkodrën

24/07/2013 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar edhe sot rinumërimin e votave të Qarkut Shkodër, me ZAZ-në numër 5 të këtij qarku.

Rinumerimi edhe në këto 45 kuti,që i perkasin qytetit të Shkodrës, rikonfirmoi përputhje të plotë të rezultateve, duke rrëzuar edhe në këtë ZAZ pretendimin  e republikaneve per manipulim te votave.

Institucioni me i larte zgjedhor kryen kete procedure, ndersa Kolegji Zgjedhor prej ores 14:00 ka nisur shqyrtimin e kerkeses se Partise Socialiste per nderprerjen e rinumerimin, si i paligjshem ne kushtet e nje vendimi te marrë nga një KQZ me katër anëtarë.

Per te njejten kerkese per qarkun e Lezhes, Kolegji deklaroi se  procedura e shqyrtimit te ankimimeve nga KQZ eshte absolutisht e pavlefshme. Per analogji i njejti vendim pritet te merret edhe per Shkodren. Ne kete kerkese PS ka shtuar edhe nje tjeter pike. Ajo i kerkon Kolegjit Zgjedhor te beje shpalljen  e rezultatit perfundimtar te Shkodres, pasi ka skaduar afati prej 10 ditesh i shqyrtimit te ankimimeve.

Top Channel