Japoni, aty ku lëkura jepet me qera
24/07/2013 00:00
Të japësh lëkurën tënde me qera për tatuazhe, në disa raste edhe të përhershme, për qëllime publicitare.
Në tabloidin britanik “Daily Mail” janë publikuar disa foto të disa vajzave japoneze që kanë zgjedhur pikërisht këtë metodë për të fituar bukën e gojës.
Tatuazhet nuk janë të përhershëm dhe kushti për t’u zgjedhur është të jesh mbi 18 vjeç dhe të kesh 20 miq në Facebook.
Disa vite më parë bëri bujë historia e një nëne që për t’i paguar shkollën të birit pranoi të tatuonte në ball spotin e një kazinoje.
Top Channel