Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla, ka emëruar dy drejtuesit e
Prokurorisë së Tiranës dhe të Krimeve të Rënda. Petrit Fusha do të
drejtojë prokurorinë më të madhe në vend, atë të kryeqytetit, ndërsa
Eugen Beçi, atë të krimit të organizuar, e ngritur në vitin 2004.

Vendimi i është komunikuar edhe dy kandidatëve, të cilët më parë morën vota në këshill. Fusha ka marrë 3 vota në mbledhjen e disa ditëve më parë, ndërsa pas tij u renditën edhe Ferdinand Elezi dhe Adnan Kosova. Ky i fundit ka qenë drejtues i komanduar për disa muaj.

Kryeprokurori i Tiranës ka qenë në këtë akuzë prej vitesh me radhë, ku ka kryer detyrën e shefit të ekzekutimeve apo edhe zv/prokurorit së fundmi. Ai ka punuar edhe në Prokurorinë e Shkodrës.

Ndërkohë Eugen Beçi do të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e mban prej disa muajsh, por në formë të komanduar. Më parë, Beçi ka qenë prokuror në këtë akuzë, ku ka drejtuar disa çështje të rëndësishme të krimit të organizuar apo edhe ndaj bandave kriminale.

Top Channel