Pas humbjes së zgjedhjeve, që solli dorëheqjen e Sali Berishes,
demokratët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e
ri të Partisë Demokratike.

Ne kete gare qe u zhvillua per here te pare nepermjet mekanizmit nje anetar nje vote, kandidatet rivale jane Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Gjate fushates brenda partise, qe zgjati rreth tre jave, kryetari ne detyre, Sali Berisha, shmnagu nderhyrjet ne favor te ndonjerit prej kandidateve, sepse, siç pohoi edhe pas votimit te fshehte, zoti Berisha beson se vetem nje gare reale do te riktheje më të fortë Partinë Demokratike.

“Është një rast i shkëlqyer për t’u përcjellë përshëndetjet më të përzemërta të gjithë anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike, për mënyrën e civilizuar me të cilën ata ndoqën, respektuan garën e hapur për Kryetar partie. Për pjesëmarrjen e tyre sot në votime, dua  t’i siguroj përsëri se do të jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka që në një fillim të ri të fuqishëm të Partisë Demokratike ajo ta shndërrojë garën e parë të saj në një fitore të thellë”, tha Berisha.

Kandidati Lulzim Basha votoi rreth mesdites. Duke shprehur mirenjohjen per anetaresine e Partise Demokratike, deklarata e zotit Basha u perqendrua jo tek procesi i brendshem ne parti, por tek domosdoshmeria e transparences se votes se shqiptareve. Sipas zotit Basha, kjo eshte sfida me e rendesishme tani per demokratet dhe per vendin, ne menyre qe te mos i mohohet askujt e drejta per te pare cfare ka ndodhur dhe si eshte deformuar vullneti i qytetareve shqiptare.

“Unë personalisht, si anëtar i PD sot, si demokrat, i bëj thirrje PD, anëtarësisë sonë, mbështetësve tanë, të gjithë qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë fort në këtë çështje. Kjo nuk është vetem një çështje e PD, është çështje e identitetit tonë si shqiptarë, si qytetarë të lirë, është çështje e identitetit tonë si evropianë. Ne nuk mund të shkelmojmë asnjë nga këto identitete, për të favorizuar apo fshehur zullumqarët e krimit, për të fshehur apo favorizuar aktet banditeske dhe kriminale të cilat qëndrojnë në themel të veprimtarisë së PS dhe kryesocialistit Rama, në raport me një numër jo të vogël qendrash votimi, më datë 23 qershor  dhe në themel të ngurrimit të pafalshëm të PS, të dënojë një orë e më parë këtë barbari mbi vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

Kandidati tjetër Sokol Olldashi votoi pak minuta para orës 19, kur u mbyll dhe procesi i votimit. Kur doli nga selia e PD ai bëri një deklaratë fare të shkurtër për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve nëse do ta njohë ose jo rezultatin. “Votova në fletën 41302. Më vjen keq për ata demokratë që nuk gjetën emrat në listat e votimit.
Eshtë një problem që nuk kam qenë në dijeni. Eshtë një kontigjent
votuesish, por këto nuk janë problematika që ndikojnë në rezultatin e procesit. Përgëzoj gjithë demokratët që votuan”, ka deklaruar Olldashi.

Gjate dites ne seline e Partise Demokratike votoi eshte nenkryetarja Jozefina Topalli, e cila beri vleresime maksimale per procesin, si nje proces emancipues per politiken shqiptare. Dhe merite kryesore per kete, sipas zonjes Topalli ka kryetari ne detyre Sali Berisha dhe anetaresia e Partise Demokratike.

“E vërteta është se Sali Berisha edhe pasi ka dhënë dorëheqjen ka vendosur një standard edhe më të lartë në politikën shqiptare dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në të gjitha takimet e kandidatëve është shprehje e një civilizimi, e një shpirti të thellë demokratik që do t’i japë leksione edhe kundërshtarit politik që ka përdorur paranë, forcën dhe krimin për të marrë pushtetin”, tha Topalli.
  
Ne te gjithe vendin ishin regjistruar 98 mije demokrate, te cilet votuan ne 54 qendra votimi. Procedura e percaktuar parashikon qe numerimi te nise menjeherë ne Pallatin e Kongreseve, qe nga momenti kur komisioni mbikëqyres me perfaqesi nga te dy kandidatet te administroje edhe kutine e fundit. Me 10 grupe numerimi te ngritura, besohet se te marten gjate mesdites, do te mesohet edhe emri i kryetarit te ri te Partise Demorkatike ne opozite.
 

Top Channel