Pas vrullit të ndërtimeve në gjirin e plazhit të Durrësit, duke nisur nga ura e Dajlanit e deri te kodrat e Karpenit, bregu po përballet me erozionin.

Në disa zona të plazhit, veçanërisht në Qerret, ku janë ndërtuar një sërë rezidencash banimi dhe biznese, ata që popullojnë zakonisht këtë zonë kanë menduar të shpëtojnë pronat e tyre dhe bregun nga gërryerja.

Zgjidhje janë këto fortesa prej gurësh dhe betoni, të cilat në gjuhë më teknike quhen dallgëthyese.

Por, nëse për ndërtuesit ky është shpëtimi për t’i bërë pritë vërshimit të detit, ekspertët thonë se ndërhyrja po prish ekuilibrin e natyrës në këtë gji. Ato mbrojnë këtë zonë nga gërryerjet dhe përmbytjet, por bëjnë që forca e dallgës të zhvendoset diku tjetër.

Sipas profesor Gjonajt nuk priten pasoja fatale, por kjo ndërhyrje njerëzore kundër erozionit detar do të vijojë të thellojë edhe më shumë, atë çfarë ka nisur të ndodhë: dëmtimi i plazhit.

Ekspertët thonë se gjiri i plazhit të Durrësit është më i ekspozuari ndaj vërshimit të dallgëve dhe nga erozioni për shkak të përbërjes së tij ranore. Sipas tyre, ekuilibri natyror në këtë sistem ka filluar të dëmtohet rreth 50 vjet më parë me mbylljen e kënetës, bashkimi i së cilës me detin ka qenë aty ku sot ndodhet e ashtuquajtura Ura e Dajlanit.

Mungesa e daljeve të vrullshme detare bën që e gjithë forca e goditjes të zhvendoset në brendësi të gjirit, çka rëndon situatën nga erozioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA