Vlorë, mbytet në det 12-vjeçari
20/07/2013 00:00
Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e së shtunës në qytetin e Vlorës, pasi është mbytur në zonën e plazhit të ri.
Sipas informacioneve të fundit, 12-vjeçari Lefter Aliaj ka qenë me familjarët në një varkë kur papritur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujë.
Familjarët i kanë ardhur atij në ndihmë duke e nxjerrë nga uji pas disa përpjekjeve, por 12-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Me ardhjen e sezonit turistik rritet rreziku për ngjarje të tilla, prandaj specialistët u sugjerojnë prindërve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët.
Top Channel